Nis me tensione protesta, molotov dhe sende të forta drejt Bashkisë së Tiranës

Aktualitet

Nis me tensione protesta, molotov dhe sende të forta drejt Bashkisë

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish para ambienteve të Bashkisë së Tiranës, ku dhe po zhvillojnë protestën e tyre të radhës duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kjo është protesta e 12-të e opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Tetarit para Bashkisë së Tiranës.

Me pankarta në duar, protestuesit kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit me dosjen “5D”, ku në pranga ranë disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe janë nën hetim dhe disa të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Protesta ka nisur me përplasje, ku qytetarët kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë si dhe i kanë hedhur molotovë më drejtim të Bashkisë. Po ashtu protestuesit kanë hedhur sende të forta në drejtim të bashkisë duke thyer edhe një xham. Sakaq, forca të shumta të policisë ndodhen në gatishmëri.

ME TE LEXUARAT