Nikolin Marku (Lekstakaj) banonte 300 metra larg vendit ku u vra, sapo ishte kthyer nga Londra
Ky është Nikolin Marku (Lekstakaj), i cili u ezkutua pasditen e sotme rreth orës 18:30 jashtë një marketi në Balldretë Lezhës.
Ai banonte vetëm 300 metra larg vendit ku u qëllua me breshëri plumbash. Banorët e zonës janë rrëfyer se viktima nuk njihej si person problematik dhe se angazhohej me blegtori.
42-vjeçari Nikolin Lekstakaj, i cili u qëllua me armë sapo doli nga një market i zonës, ishte kthyer në Shqipëri para disa vitesh, pasi më parë ka jetuar në Londër.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Vrasja në Balldre, drejtori i policisë Lezhë: Po punojmë për kapjen e autorit, mund të jetë hakmarrje
Vrasja ndodhi në prani të shitëses së marketit, ku ai kishte hyrë për të blerë një pije freskuese. 42-vjeçari i njohur me nofkën “Toli”, u qëllua për vdekje nga persona ende të pa identifikuar.
Mësohet se viktima as nuk rruhej dhe nuk i druhej një hakmarrje te mundshme nga fisi Nikulaj. Kjo pasi Nikolin Lekstakaj nuk ishte i përfshirë fare në vrasjen e Ardian Nikulajt. Por vrasja e tij lidhet vetëm me faktin se është fis i autorit të krimit.
Vrasja po hetohet për akuzën e vrasjes me paramendim për qëllime gjakmarrje dhe të dyshuar janë anëtarë të familjes Nikulaj.
“Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Nikolin Marku (Lekstakaj), rreth 42 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve“, njofton policia e Lezhës.