Ngrica në Europë! Pemë të rrëzuar dhe rrugë të bllokuara, Italia, Britania dhe Mali i Zi përfshihen nga moti i keq
Një ulje e befasishme temperaturash me deri në 10 gradë, dhe erëra të forta e të acarta kanë goditur rajonet qendrore dhe jugore të Italisë.
Mediat vendase raportojnë për probleme të mëdha të shkaktuara nga pemë të rrëzuara e rrugë të bllokuara nga bora, ndërsa nga Campania e deri në Kalabri, shumë shkolla kanë mbyllur dyert. Veçanërisht e rënduar paraqitet situata në Napoli, ku zyrtarët lokalë e kanë kthyer metronë në qendër për të pastrehët, Vezuvi është zbardhur nga bora, ndërsa lidhjet me Kaprin dhe ishuj të tjerë u ndërprenë. Reshje bore e dëmtime njoftohen në provincat e Salernos, Beneventos dhe Avellinos.
Tetë alpinistë, që kishin dalë për ekskursion, nuk mundën të ktheheshin për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe u shpëtuan nga zjarrfikësit dhe vullnetarët e Mbrojtjes Civile.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Stuhitë me erëra të forta rrëzuan pemët dhe fasadat e ndërtesave ne disa qytete te Malit të Zi te dielën. Policia tha se nuk pati te plagosur, teksa 14 persona në veri të vendit qe u mbuluan nga bora u evakuuan. Sipas ekspertëve, moti pritet megjithatë që të përmirësohet. Mbretëria e Bashkuar sakaq regjistroi natën e saj më të ftohtë të janarit në 15 vitet e fundit. Në Altnaharra, në rajonin malor Sutherland, termometri shënoi -17.3C.
Agjencia britanike e Sigurisë Shëndetësore zgjati situatën e alarmit, e cila kishte qenë në fuqi deri të dielën, çka do të thotë se efektet e motit të ftohtë ka të ngjarë të ndjehen në të gjithë shërbimin shëndetësor.