Ngjarje e rende/ Po kthehej në shtëpi, kalimtarit i vihet zjarri në mes të rrugës

Aktualitet

Ngjarje e rende/ Po kthehej në shtëpi, kalimtarit i vihet zjarri

Një kalimtari i është vënë zjarri në mes të rrugës në Birmingham të Britanisë, teksa po kthehej në shtëpi nga një xhami.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë kalimtarin duke biseduar me një burrë në rrugë dhe pasi ai largohet, trupi i tij merr flakë.

Mediat britanike shkruajnë se i kalimtari pësoi djegie në fytyrë, pasi u spërkat me një substancë të panjohur, pas orës 19:00 të ditës së djeshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet britanike janë duke hetuar rastin, pasi një sulm i ngjashëm ka ndodhur pak kohë më parë, ku një 82-vjeçari i është vënë flaka jashtë një xhamie në Londër.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit Rishi Sunak, tha se ‘incidenti është mjaft shqetësuese’. Burri u dërgua më pas në spital me lëndime të renda, por jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT