Ngjarje e rëndë në Tiranë/ 41-vjeçari i njohur në botën e krimit plagoset rëndë, policia asnjë reagim (EMRI)

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ 41-vjeçari i njohur

Një plagosje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në zonën e ish-Bllokut. Një 41 vjeçar është qëlluar disa herë me thikë nga dy persona të tjerë, që tashmë janë në kërkim nga policia.

Plagosja ka ndodhur në ambjentet e një lokali në këtë zonë.

Mësohet se Eder Dorzi ka qënë në një tavolinë me dy agresorët ku pas një debati këta të fundit kanë nxjerrë thikën dhe e kanë goditur disa herë duke e plagosur rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

41-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi më heret ka qënë i arrestuar për prostitucion.

Ai ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në gjëndje të rëndë, ndërkohë policia e Tiranës ka fshehur ngjarjen dhe nuk e ka raportuar për mediat.

ME TE LEXUARAT