“Nga Zvërneci deri në Rrjoll, Shqipëria po thotë boll”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë drejt Kryeministrisë. Kjo është dita e 10 protestës, në kryeqytet, por jo vetëm.
Qindra-mijë shqiptarë janë ngritur në këmbë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta janë zhvilluar edhe në Shkodër, Vlorë, Durrës, Pogradec, por edhe jashtë vendin ku jetojnë shqiptarë. Njëzëri ata kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.
Thirrjet “Edi Rama dorëhiqu”, “Atdheu i Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Atdheu nuk shitet”, ka jehuar prej 9 ditësh në protestat në Tiranë.
Pasi qëndruan për rreth 30 minuta në sheshin “Skënderbej”, protestuesit nisën marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Kryeministrisë.
Gjatë marshimit, qytetarët bën thirrje ku kërkonin dorëheqjen e kryeministrit.
“Revolucion, dorëheqje, Rama jepe dorëheqjen,Edi Rama ka mbaru, ka mbaru edhe Sala dëm ka shku, dëm ka shku, Rama në burg Berisha në burg, poshtë Komunizmi” ishin disa prej thirrjeve të tyre.


