Nga tradhtia tek leja për të takuar Hanën, Loredana i "zbraz" të gjitha pas këngës së Mozik

Aktualitet

Nga tradhtia tek leja për të takuar Hanën, Loredana i

Reperi Mozzik i ka emocionuar të gjithë me këngën e tij më të fundit të titulluar “Të dua” dedikuar për vajzën e tij, Hanën. Por, përveç emocioneve kjo këngë linte shumë pikëpyetje mbi raportin e tij me Loredanën dhe pse ka marrë fund romanca mes tyre.

Pas publikimit të kësaj kënge, ishi i tij, Loredana ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe sigurisht që nuk mund t'i shmangte pikëpyetjet e ngritura nga kënga “Të dua”.

Artisti përmes tekstit tregoi se nuk e sheh vajzën prej 8 muajsh. Loredana është pyetur nga ndjekësit: "A e lejon ajo Mozzik ta takojë Hanën?" dhe këngëtarja është përgjigjur qartë: Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ndërkohë, ajo u pyet dhe “Përse e ke rrëmbyer Hanën nga i ati?”, reperja u përgjigj duke thënë se “Nuk e kam bërë kurrë një gjë të tillë”.

Gjithashtu, Loredana është pyetur dhe nëse “A e ka tradhëtuar ishin e saj?” dhe është përgjigjur shkurtimisht, “JO”.

Por, si qëndron ende e vërteta nuk dihet pasi ish – çifti thonë fjalë të ndryshme nga ajo se çfarë thotë tjetri.

Ndërkaq, Loredana vazhdon t’i mbajë të gjitha fotografitë e përbashkta me Mozzik në Instagram.

Mozzik e nis këngën e tij me një bashkëbisedim me të bijën, të cilës i thotë se “sot gëzoj shumë suksese t’mdhaja. I kam kejt çfarë kam dashur me pas n’jetë po veç ty s’të kam afër”. Kjo pasohet nga Hana e cila thotë se ‘Unë e du babin shumë..’

Përmes vargjeve, reperi tregon se si Hana e pyet pse ai dhe Loredana nuk janë bashkë dhe se si e sheh në ëndërr me dike tjetër, referuar një partneri të mundshëm të ish-gruas së tij:

“Tash je rrit, nuk je mo njejt/Po m’bon pyetje, po m’lun kejt/” Pse s’po vjen me mu e me mamin me flejt?”/Si ktyne herë ti n’midis na dy /Keq po nihna tepër qe sot këtu nuk t’kam/ Se pramë t’pashë ëndërr dorë për dore/Me tjeter kon e jo me babin tënd.”

Duke rrëfyer për mungesën e madhe që ndjen çdo ditë për Hanën, reperi shprehet se nuk do që t’ia lëjë askujt fajet:

“Mos pytni “A je mirë?” kur çdo ditë diçka mungon/Vështirë, vështirë o mos me t’pa tetë muj/ E me t’u dokë baba yt si i huj, fajet ma mirë po rri/Kërkujt s’p ja gjuj, ishalla s’po vje reni dhe kësaj h?re unë po shuj /Sa e sa lulja m’qëlloi me gj?mba/  S’po m’vyn fama, paret kur bashkë s’jena/ O çika jem kur të pyesin në shkollë “Kë e ke bab, çfarë ke me ju thonë?/

Që je rritur veç me nënë se prindërit shumë të rinj i ke pas të ndamë/ Kur të të pyesin ‘A e sheh shpesh”, bëj sikur s’po merr vesh/ Kur të të thonë që “babën e ke të keq, thuju ‘mshelni gojën se ju s’dini për çdo sen”.

Po ashtu ai prek edhe raportin e Hanës me prindërit e tij të cilët po ashtu u vuajnë distancën me mbesën e tyre:

“Edhe gjyshi u mëzit, u myt tu prit me të kallëzu përrallat me t’i lexu poezitë/ Edhe gjyshja shpeshherë ia fut vajit, s’po i pëlqen dashnia përmes ‘Skype’-t”.

Duke u ndalur te ndarja me Loredanën, Mozzik thotë se është më mirë mos të tregojë gjë sepse është shumë e rëndë:

“Han’, edhe pak e di ke më m’pyt pse me mamin na u ndamë/ Ka me qenë më mirë un’ sen mos me thon se po të kallëzova është tepër e rëndë/ E nëse natën ki temperaturë s’e ke babin aty me t’kap në durë/ E me t’çu në shkollë me veturë/ Këto sene s’ki me i pas kurrë, veç dije se me mua gjith’ ke me u mburr”.

Megjithatë, ai e pranon se Loredana do gjejë një ditë një partner të ri që do hyjë edhe në jetën e Hanës, të cilës i kërkon mos ta zëvendësojë e harroj dhe i premton se do e dojë deri në fund të jetës.

“Edhe kur mami të njoftohet me dikën, ose më mirë kur ta gjen dikën/ Mos më harron se s’ka njeri që më zëvendëson/ Ka me kon baba yt derisa shpirti të më lëshon/ E pas disa vitesh kur këtë këngë e dëgjon/ Rritesh e kupton/ Zoti vonon por nuk harron/ Përgjithmonë ki me m’pas në krahin tënd/ Han’

ME TE LEXUARAT