Nga simptomat e shtatzënisë tek preferenca e gjinisë së bebit, Sara flet pa 'dorashka'

Showbiz

Nga simptomat e shtatzënisë tek preferenca e gjinisë së

Dy ish-banorët e "BBV3" Sara Gjordeni dhe Bardhi krijuan një romancë brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.

Pak ditë më parë dyshja dha lajmin e ëmbël për publikun teksa rrëfyhen se janë në pritje të një bebushi dhe se së shpejti do të bëhen prindër.

Sakaq, ditën e sotme, Sara Gjordeni ka krijuar një pyetësor në rrjetin e saj social të Instagramit teksa është pyetur dhe rrëfyer për gjëra nga më të ndryshmet, nisur që nga ‘Big-u’ deri tek shtatzënia e saj, simptomat e shtatzënisë e deri tek preferencat e gjinisë që Bardhi do për bebushin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fillimisht ajo është shprehur se ka tension të ulët dhe marramendje, ethe dhe një uri të papërshkrueshme.

E ndërsa për preferencat e bebushit? Dihet tashmë, si shumica e prindërve që mami do djalë e babi do vajzë edhe Bardhi do një bebushe vajzë ndërsa Sara do një djalë…

Më tej Sara është pyetur se sa muajshe shtatzënë është dhe ish-banorja u përgjigj se sipas vizitave të bëra rezulton të jetë 7 javëshe dhe jo 4 siç fillimisht e ka deklaruar.

ME TE LEXUARAT