Nga shpërdorimi i detyrës te kultivimi i lëndëve narkotike/ Lihen në burg 4 persona në Lezhë, mes tyre 2 ish-policë

Aktualitet

Nga shpërdorimi i detyrës te kultivimi i lëndëve narkotike/

Pas një hetimi 2 vjeçar, me metoda speciale hetimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në funksion të procedimit për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatëss së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 4 persona:

– S.XH., 27 vjeç, ish punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”;

– K.N., 28 vjeç ish punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”;

– K.L., 28 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”;

– E.Ç., 30 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”.

Nga operacioni i zhvilluar për ekzekutimin e masave të sigurisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i ish-punonjësit të policisë S.XH. dhe shtetasit K.L.

Ndërsa u shpallën në kërkim ish-punonjësi i policisë K.N. dhe shtetasi E.Ç.

 

ME TE LEXUARAT