Nga sherri në ditën e Verës te abuzimi me ilaçet, kush është Pjerin Xhuvani, që u vra sot në Elbasan

Politikë

Nga sherri në ditën e Verës te abuzimi me ilaçet, kush

Pjerin Xhuvani është akuzuar nga Partia Demokratike se gjatë festimeve të Ditës së Verës, ka qenë ndër personat që ka organizuar konfliktin mes militantëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Xhuvani është vrarë sot në Elbasan, pasi dyshohet se është përfshirë në një përplase mes militantësh.

Më herët, PD ka denoncuar me video emrat e personave që sipas selisë blu janë eksponent të krimit në Elbasan, mes të cilëve edhe Pjerin Xhuvani i cili është etiketuar si “organizator i grupit kriminal, i përfshirë për laboratorin e drogës në Xibrakë”.

POLITIKA

Pjerin Xhuvani ka qenë një ish-eksponent i Lëvizjes Socialist për Integrim në Elbasan. Ai ka mbajtur postin e kryetarit të LSI-së në Elbasan, ndërkohë që pas shkarkimit nga ky funksion.

Ndërkohë që Pjerin Xhuvani ka mbajtur dhe postin e drejtorit të Fondit Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor! Ai është hetuar në vitin 2015 për abuzimin me recetat e barnave sëbashku me 9 zyrtarë të tjerë.

Ndërkohë që sëfundmi, Partia Demokratike e ka akuzuar atë se është përfshirë në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

Dyshohet se vrasja ka nisur për shkak të një konflikti mes miliantëve të PS dhe PD për shkak të një tentative për të blerë vota.

 

ME TE LEXUARAT