Nga aksionet antidrogë tek vrasjet, policia e shtetit bën bilancin: 137 operacione të finalizuara dhe 794 të arrestuar

Aktualitet

Nga aksionet antidrogë tek vrasjet, policia e shtetit bën bilancin:

Policia e Shtetit bën bilancin për muajin gusht.


Policia bën me dije se gjatë një muaji janë finalizuar 137 operacione dhe janë arrestuar 794 autorë të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Shtetit, gjatë muajit gusht 2023

Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar gjatë këtij muaji, për mbarëvajtjen e plotë të sezonit turistik 2023, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie që kryhet në kundërshtim me ligjin.

Ndjekja me prioritet e çdo denoncimi të qytetarëve, kontrollet e pandërprera në territor dhe administrimi i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë patur si rezultat parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha fushat.

Prezencë e shtuar e shërbimeve të Policisë së Rendit, Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, në zonat bregdetare dhe në zonat turistike, për të garantuar rend dhe siguri, si dhe për t’iu shkuar në ndihmë turistëve, në çdo rast nevoje.

✅Gjatë muajit gusht 2023, Policia ka finalizuar 137 operacione dhe megaoperacione policore, si dhe ka vënë në pranga 794 autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

✅13 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëëtar janë kapur dhe vënë në pranga, nga FAST Albania dhe nga strukturat e Policisë në qarqe, si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët ndërkombëtarë.


-Organizatori i vrasjes së një shtetasi, në vitin 2022, në Itali, u kap në Lezhë dhe u arrestua me qëllim esktradimin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Infra Atlas”, i zhvilluar paralelisht në disa shtete dhe i koordinuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion.

✅Ndërhyrja në kohë dhe veprimet profesionale të shërbimeve të Policisë, gjatë 2 operacione të zhvilluara në Vlorë dhe në Fier, parandaluan ngjarje të rënda kriminale.

-Operacioni policor i koduar “Misteri”, çoi në pranga një 29-vjeçar të dënuar më parë, i cili u kap në flagrancë, në Fier, me 2 çanta me lëndë plasëse artizanale (rreth 21.3 kilogramë), të montuara për shpërthim në distancë dhe me bidona me lëndë djegëse (benzinë), në 2 automjete. 2 bashkëpunëtorët me të cilët ky shtetas do të kryente ngjarjen kriminale, me lëndë plasëse, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim.

-Përveçse parandaloi një ngjarje kriminale, ky operacion zbardhi një tjetër ngjarje kriminale të ndodhur më parë. Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dyshohet se 29-vjeçari i arrestuar dhe një 25-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia, janë të dyshuar dhe për rrëmbimin e 2 shtetasve, të kryer në Sarandë, në muajin prill.

-Operacioni policor i koduar “Knock Out 2” u finalizua me sekuestrimin e 2 minave me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë dhe me arrestimin e 2 shtetasve (xhaxhai dhe nipi), të cilët i kishin fshehur minat, në kroskotin e automjetit me të cilin lëviznin, ne Vlorë.

✅39 operacione dhe megaoperacione janë zhvilluar për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat, janë asgjësuar mijëra fidanë, bimë dhe fara kanabisi, si dhe janë sekuestruar 94 kg, 400 doza dhe rreth 1000 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, 11 300 tableta ekstazi, 45 000 euro dhe 303 000 lekë të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, 6 automjete dhe 2 mjete lundruese.

-Megaoperacioni policor i koduar “Flakë në det”, i zhvilluar në bashkëpunim më partnerët ndërkombëtarë, goditi një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike. Policia arrestoi 6 shtetas që kishin organizuar trafikimin e 23 kg kanabis, me mjete lundruese. Lënda narkotike u sekuestrua, bashkë me 2 armë zjarri, municion luftarak, një shumë të konsiderueshme parash, 1 mjet lundrues gomone dhe sende të tjera të kudërligjshme.

-Një tjetër rast i tentativës për të trafikuar lëndë narkotike me mjete lundruese u godit gjatë opëracionit policor të koduar “Restart 15”, i finalizuar nga Policia e Korçës. 4 shtetas që vepronin në formën e grupit, për të magazinuar lëndë narkotike, buzë liqenit në Pogradec, dhe për ta trafikuar atë, me varka peshkimi, drejt RMV-së, u arrestuan nga Policia. Gjithashtu, u sekuestrohen 26 kg kanabis, 1 varkë peshkimi dhe 2 automjete.

✅Gjatë këtij muaji, kanë vijuar pa ndërprerë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Megaoperacioni policor i koduar “Fokusi” i zhvilluar në 4 faza, në të gjithë territorin e vendit, dhe operacionet e tjera kundër kësaj veprimtarie kriminale kanë asgjësuar 70 224 bimë dhe 453 fidanë narkotikë kanabis.

-Si rezultat i kontrollit të territorit, në Dimal, Berat, është goditur edhe një rast i kultivimit të bimëve narkotike në një banesë, me llamba dhe pajisje të tjera elektrike. Operacioni policor i koduar “Pobrati” çoi në pranga 3 autorët e kësaj veprimtarie dhe 2 punonjës të OSHEE-së. U sekuestruan qindra fidanë dhe bimë kanabisi, si dhe pajijet e ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre në ambientin që furnizohej me lidhje të paligjshme elektrike.

✅19 operacionet e tjera goditën veprimtarinë e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vlen të përmendim operacionin policor të koduar “PUNISHER 2”, që goditi një grup që trafikonte nga Kosova lëndë narkotike ekstazi MDMA dhe e shpërndante në Shqipëri. Gjatë operacionit u vunë në pranga 5 shtetas dhe u sekuestruan 11 330 tableta ekstazi MDMA.

✅Për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë zhvilluar 14 operacione, si rezultat i të cilave janë sekuestruar 30 armë zjarri, 9 armë gjahu, municion luftarak, 2 mina me telekomandë, 44 granata, 47 ndëzësa granatash, 1 shënjestër optike dhe sende të tjera të kundërligjshme.



-2 prej operacioneve goditën tentativën për të trafikuar armë zjarri, në PKK Port Durrës dhe në PKK Morinë. U vunë në pranga 2 shtetas, si dhe u sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

✅Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar në 6 raste përshkallëzimin e konflikteve, për motive të dobëta, mes disa shtetasve.

✅Veprimet e thelluara nga Policia zbardhën 10 ngjarje të ndryshme kriminale të ndodhura më parë, kryesisht në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës.

✅Për goditjen e krimeve ekonomiko-financiare janë finalizuar 4 operacione, njëri prej të cilëve zbuloi një subjekt ekonomik (firmë) që ishte përshtatur si call center. Në kaudër të operacionit të koduar “Selita center” u arrestuan 6 shtetas të punësuar në këtë subjekt dhe u sekuestruan 101 kompjuterë dhe pajisje të tjera.

✅Për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë u finalizuan 6 operacione, ndërsa 6 operacione të tjera u finalizuan për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit. 16 makineta, 4 tavolina pokeri, 3 kompjuterë, 28 celularë dhe tableta që përdoreshin për lojëra fati, u sekuestruan si provë materiale.

✅19 operacione goditën transportimin ilegal, drejt pikave të kalimit kufitar, të dhjetëra emigrantëve që kishin si synim kalimin drejt vendeve të BE-së. Policia sekuestroi automjetet me të cilat trabnsportoheshim emigrantët dhe shumat e parave që ata kishin paguar për transportimin.

✅Gjatë muajit gusht, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në zonat bredetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit dhe lirim e hapësirave publike që janë të dedikuara për ta, por janë zënë në mënyrë të kundërligjshme. Si rezultat, janë proceduar penalisht 7 administratorë lokalesh që kanë prishur qetësinë e pushuesve dhe banorëve, me muzikë të lartë, jashtë orarit të lejuar, si dhe janë sekuestruar qindra shezlongë dhe çadra që ishin vënë në mënyrë të kundërligjshme.

✅Goditja e krimeve mjedisore ka qenë në fokusin e punës së Policisë, gjatë këtij muaji. Si rezultat i kontrolleve janë goditur dhjetëra raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, të ndërtimeve të paligjshme, të gërryerjes së lumejve dhe të veprimtarive të tjera që dëmtojnë mjedisin. Policia ka sekuestruar 5 ekskavatorë, 2 trajlerë, 18 kamionë dhe 1 autobot që përdoreshin nga autorët e këtyre rasteve.

✅Shërbimet e Policisë Rrugore, të pajisura me logjistikë bashkëkohore, kanë qenë prezente gjatë muajit korrik, në të gjitha akset e vendit, me qëllimet e vetme: parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës, gjatë sezonit turistik.

Gjatë këtij muaji, si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:

-Janë vënë në pranga 324 drejtues mjetesh, nga të cilët 156 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 168 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

-Janë pezulluar 516 leje drejtimi, nga të cilat 321 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 121 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 74 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.

✅Shërbimet e Policisë Kufitare kanë ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të e vendit. Kontrollet e bazuara në analizat e riskut, kanë garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe një sezon turistik me standarde të larta sigurie.

✅Policia Kufitare sekuestroi rreth 294 830 euro, 113 280 paund dhe 140 000 lekë, të padeklaruara në pikat e kalimit kufitar. Për secilin prej poseduesve nisi procedimi penal.

✅Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar dhe goditur: 88 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 6 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin, 6 raste të trafikimit të mjeteve motorike dhe 3 raste të kontrabandimit të mallrave.

✅Paralelisht, prania 24/7 e shërbimeve të Policisë, në të gjitha pikat turistike të vendit, ka gjeneruar rend, siguri, shtim të vizitorëve nga e gjithë bota dhe mirënjohje të qytetarëve dhe turistëve për punën e Policisë së Shtetit. Në këtë kuadër, gjatë këtij muaji:

-Në 47 raste, dhjetëra turistëve vendas dhe të huaj iu është dhënë ndihmë, pasi kishin mbetur të bllokuar në det dhe në zona të thella malore.

-104 mjete lundruese janë bllokuar pasi u konstatuan në paligjshmëri dhe drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative, për shkeljet e kryera.

✅Policia ka ndërhyrë menjëherë për dhjetëra raste zjarrvënieje, të kryera me dashje apo nga pakujdesia, në disa qarqe të vendit. Hetimet e zhvilluara për këto raste kanë rezultuar me identifikimin dhe procedimin penal (arrestimin, në rastet e zjarrvënies me dashje) të autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Policia e Shtetit fton qytetarët për më shumë bashkëpunim, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përmbushen objektivat primarë të Policisë së Shtetit, rritja e parametrave të sigurisë dhe sundimi i ligjit në çdo skaj të vendit.

Në dispozicion të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, janë 24/7, mijëra efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët iu garantojnë reagim të menjëhershëm për çdo denoncim, kallëzim apo kërkesë për ndihmë që do të vijë në numrin pa pagesë 112 ose pranë njësive fizike të Policisë, të pranishme në çdo skaj të vendit

ME TE LEXUARAT