“Nëse vjen në shtëpinë time..."/ Arrestohet italiani që ngacmonte vajzat e mitura në Durrës (EMRI)

Aktualitet

“Nëse vjen në shtëpinë time..."/ Arrestohet

Pas denoncimit se ngacmonte vajza të mitura, policia ka arrestuar pedofilin italian në Durrës. Sipas policisë, Donato Ascoli 64 vjeç është vënë në pranga, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë që 64-vjecari u denoncua nga emisioni Fiks Fare. I moshuari italian e pyet vajzën për moshën dhe i jep numrin e tij të telefonit duke i thënë se mosha e saj 13 vjeçare nuk është problem.

Ai i thotë që të mos i tregojë askujt për takimin dhe bisedat e tyre. Italiani i shkruan  vazhdimisht vajzës në  Whatsaap edhe pse ajo ia bën të qartë disa herë që është vetëm 13 vjeçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjate bisedës, ai i thote vajzës se “nëse vjen te shtëpia ime do t’i heqësh rrobat”. Ndërsa në një tjetër moment, i tregon se do ta mbuloje me para, por nuk duhet te njoftoje policinë.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin italian D. A., 64 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, në qytetin e Durrësit.

Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

ME TE LEXUARAT