Nënë e 8 fëmijëve, ndahet nga jeta në moshën 107-vjeçare, gruaja më e vjetër e Peqinit
Lajmifundit
/
21 Prill 2024, 12:17
Aktualitet
Gruaja më e moshuar në qytetin e Peqinit Xhemile Vogli, është ndarë dje nga jeta në moshën 107-vjeçare.
Ajo ishte e mbijetuara e vetme më e moshuar në Bashkinë e Peqinit e lindur në shekullin e 20 -të dhe humbi jetën në shtëpi këtë fundjavë, raporton gazetari i Vizion Plus Ben Boriçi.
107-vjeçarja ishte nënë e 8 fëmijëve dhe gjyshe e dhjetëra nipërve dhe mbesave. Po ashtu e moshuara madje ishte bërë disa herë stërgjyshe.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.