Në shënjestër VIP-a e biznesmenë/ Banda e hajdutëve shqiptarë në Spanjë bie në kurthin e policisë

Aktualitet

Në shënjestër VIP-a e biznesmenë/ Banda e hajdutëve

Policia spanjolle në Malaga ka zbuluar një bandë kriminale e cila merrej me grabitjen e vilave luksoze. Të arrestuar janë shtatë persona të një rrjeti kriminal me origjinë shqiptare, të cilët dyshohet se kanë grabitur vilën e lojtarit Ronaldo Nazario në Ibiza, ku morën ora luksoze dhe bizhuteri me vlerë rreth tre milionë euro.

Në momentin e arrestimit të dy prej anëtarëve të bandës, policia iu gjeti sendet e vjedhura në mjetin me të cilin ata udhëtonin. Policia ka dyshime se banda e shqiptarëve është përgjegjëse për 15 vjedhje të tjera ndaj shtëpive luksoze në provincat e Alicante, Malaga dhe Murcia.

Hetimet për bandën e shqiptarëve filluan në fund të vitit 2021, kur u zbuluan disa vjedhje brenda vilave luksoze të banuara në Costa del Sol, Murcia dhe Ibiza gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Hetimet e para të agjentëve i çuan ata të zbulonin se rrjeti kriminal ishte i organizuar dhe strukturuar në mënyrë perfekte, me bazën në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Anëtarët e bandës udhëtonin drejt Spanjës në kohën e nevojshme për të kryer sulmet ndaj banesave të përzgjedhura. Shqiptarët zgjidhnin si “viktima” personazhe të famshëm apo biznesmenë të mëdhenj.

Në hetime u zbulua se banda e shqiptarëve zgjidhte shtëpitë e biznesmenëve të mëdhenj apo njerëzve të famshëm për të kryer sulmet dhe se ata kishin dokumente me banesat e përzgjedhura në zona ekskluzive në të gjithë vendin. Ata kanë mundur të zbulojnë gjithashtu se para kryerjes së grabitjeve kanë bërë vizita në vila për të zbuluar masat e sigurisë që kishin shtëpitë, si dhe kushtet e hyrjes në vend. Gjatë grabitjeve shqiptarët përdornin elemente maskimi për t'u fshehur dhe pajisje të sofistikuara transmetimi për të komunikuar mes pjesëmarrësve në veprimet kriminale, shkruan gazeta shqip.

Hapat e ndërmarra arritën të lokalizonin një çift të martuar që jetonte në Malaga, të cilët kishin lidhje të forta me anëtarë të bandës kriminale. Ky çift kryente të gjitha detyrat logjistike që bandës iu nevojiteshin për të kryer sulmet, duke siguruar automjete, para, strehim dhe zbulimin e shtëpive për të kryer sulmet.

Pasi mësuan më 28 qershor se anëtarët e rrjetit kriminal mund të udhëtonin nga ishulli Ibiza për në komunën Malaga të Denias, në port u vendos një pajisje vëzhgimi dhe gjatë kësaj agjentët mësuan se sapo ishte kryer një grabitje në një vilë luksoze e një futbollisti të njohur në të cilën ishin vjedhur bizhuteri dhe ora me vlerë rreth tre milionë euro.

ME TE LEXUARAT