Në “arrest shtëpie” për kultivim narkotikësh, 22-vjeçari tenton të largohet nga Shqipëria, por kapet në…

Aktualitet

Në “arrest shtëpie” për kultivim narkotikësh,

Kapet një 22-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Krujës pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, krahas angazhimit për t’iu ofruar shërbim korrekt shtetasve që hyjnë ose dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar, vijojnë kontrollet dhe verifikimet e imtësishme për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Si rezultat i verifikimeve dhe i shkëmbimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Krujë, u kap dhe u ndalua shtetasi S. B., 22 vjeç, banues në Krujë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ky Komisariat, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesën e tij, ku duhej të kryente masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Krujë.

ME TE LEXUARAT