Ndryshimet/ SPAK me 13 kompetenca të reja, mesazh për politikanët që bëjnë thirrje për rrëmbim armësh

Aktualitet

Ndryshimet/ SPAK me 13 kompetenca të reja, mesazh për politikanët

Ndryshimet e propozuara në 8 ligjet bazë të reformës në drejtësi parashikojnë zgjerimin e veprimtarisë së SPAK-ut, duke i kaluar në kompetencë edhe 13 vepra të tjera penale. Do të kalojnë në kompetencë të SPAK-ut dhe rrjedhimisht të Gjykatave Speciale, veprat penale si: krijimi i turmave të armatosua, banda e armatosur dhe prodhimi i armëve luftarake. Ky ndryshim është një mesazh i qartë për çdo politikan që kërcënon me destabilizim të vendit dhe për ata që bëjnë thirrje herë pas here për rrëmbim armësh, në kuadër të luftës për pushtet apo për të marrë një garanci se nuk do të preken nga drejtësia e re. Kujtojmë që në qershor të 2017, pasi ishte zgjedhur President, por vazhdonte fushatën për LSI-në, Ilir Meta bëri thirrje për t’u armatosur.

 

Në dhjetor të vitit 2018, Sali Berisha, i bëri thirrje popullit që të rrëmbente armët kundër qeverisë dhe për të sjellë atë në pushtet. Në asnjërin rast drejtësia nuk ka vepruar. Gjithashtu, sipas ndryshimeve, SPAK do të hetojë edhe veprat penale si: organizatat terroriste, vepra me qëllime terroriste, financimi i terrorizmit, fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizmin, rekrutimi i personave, stërvitja dhe kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur për lidhje me terrorizimin si dhe nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Sa i takon korrupsionit, sipas ndryshimeve të propozuara nga mazhoranca, SPAK do të marrë në dorë vetëm ‘peshqit’ e mëdhenj. Konkretisht, SPAK do të hetojë korrupsionin kur vlera e përfitimit të parregullt është mbi 500 USD dhe aferat me tendera kur vlera e përfitimit të paligjshëm është mbi 8 mijë USD. Ndërkaq, kompetenca më e rëndësishme e SPAK-ut mbetet çdo vepër penale të krye nga zyrtarët dhe ish-zyrtarët e nivelit të lartë. Konkretisht përfshihen presidenti, kryeministri, kreu i Kuvendit, ministrat, zëvendësministrat, kryebashkiakët, krerët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, kryeprokurori, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, anëtarët e KLGJ dhe KLP, krerët e institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetute ose në ligj, si dhe të gjithë ish-funksionarëve të mësipërm.

Kompetencat e plota SPAK sipas ndryshimeve të reja;

Neni 230, vepra me qëllime terroriste

Neni 230/a, financimi i terrorizmit

Neni 230/b, fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizmin

Neni 230/c, dhënia e informacioneve nga persona që ushtrojnë funksione publike ose në ushtrim të detyrës a profesionit

Neni 230/ç, kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur

Neni 231, rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit

Neni 232, stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste

Neni 232/a, nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste

Neni 232/b, kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste

Neni 233, krijimi i turmave të armatosura

Neni 234, prodhimi i armëve luftarake

Neni 234/a, organizata terroriste

Neni 234/b, banda e armatosur

Neni 244, korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike mbi 50 000 lekë

Neni 245, korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë

Neni 245/1, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 257, përfitimi i paligjshëm i interesave

Neni 258, shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike me vlerë mbi 800,000 lekë

Neni 259, korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike mbi 50 000 lekë

Neni 259/a, korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë

Neni 260, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

Neni, 312, korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit

Neni 319, korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë

Neni 319/a, korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

Neni 319/b, korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/c, korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

Neni 319/ç, korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë

Neni 319/d, korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

Neni 319/dh, korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/e, korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

Neni 328, korrupsioni aktiv në zgjedhje

Neni 328/b, korrupsioni pasiv në zgjedhje

-Akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetute ose në ligj;

-Akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës.

ME TE LEXUARAT