Ndryshim drastik i motit, nga e premtja vjen pluhuri dhe i nxehti afrikan

Aktualitet

Ndryshim drastik i motit, nga e premtja vjen pluhuri dhe i nxehti afrikan

Duke nisur nga fundjava, një re e madhe pluhuri dhe rëre nga shkretëtirat e Afrikës veriore është ngjitur në Europën perëndimore dhe qendrore ndërsa dje ka zbritur në Alpet e Zvicrës, Austrisë dhe Italinë veriore.

Sipas MeteoAlb, kjo re pluhuri zbret nga Alpet drejt Ballkanit duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Megjithëse qarkullimi i masave ajrore në vend vjen nga veri-perëndimi, këto masa të nxehta ajrore do të ndikojnë edhe në rritjen e temperaturave në rajonin tonë.

Sipas Meterologeve, qielli nuk do të jetë krejt i kthjellët pasi prezenca e grimcave të ngurta të shkretëtirës do të mjegullojë kthjelltësinë në pjesën më të madhe të Europës.

 

ME TE LEXUARAT