Ndjekje spektakolare në detin Jon e 3 skafistëve shqiptarë, Guardia di Finanza jep detajet për kapjen e 1 ton kanabis

Aktualitet

Ndjekje spektakolare në detin Jon e 3 skafistëve shqiptarë,

992  kilogramët e kanabisit të kapur nga Guardia di Finanza në bordin e një veliere do të kishin shërbyer për të furnizuar jetën e natës puliane.

Kështu kanë deklaruar sot oficerët e Guardia di Finanza, që mbajtën një konferencë për shtyp për sekuestrimin e drogës.

Ata janë fokusuar pikërisht në lidhjet mes krimit shqiptar dhe atij italian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Natën mes 7 dhe 8 gushtit, një avion i Guardia di Finanza ka vënë re tre varka, 13 milje larg bregdetit shqiptar. Pesë personat e arrestuar janë përgjegjës për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas asaj që doli në këtë fazë të parë hetimore, nuk përjashtohet mundësia që droga e sekuestruar të përdorej për furnizimin e shesheve puliane, veçanërisht për jetën e natës në resortet turistike.

Hetimet do të vazhdojnë edhe falë telefonave të gjetur në skaf”, kanë thënë ato.

Në aksion u arrestuan pesë persona, tre shtetas shqiptarë u kapën duke ngarkuar drogë dhe dy shtetas ukrainas që ndodheshin në bordin e skafit të kapur në det, në brigjet e Capo di Leuca (Lecce).

Dy ukrainasit Bychkovi Serhii 43 vjeç dhe Senkevych Serhii,  62 vjeç.

ME TE LEXUARAT