Ndahet nga jeta ish-deputetja e PS, Prof. Dr Edlira Haxhiymeri

Aktualitet

Ndahet nga jeta ish-deputetja e PS, Prof. Dr Edlira Haxhiymeri

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Partisë Socialiste dhe profesoresha Edlira Haxhiymeri. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga familjarët.

Haxhiymeri vuante nga një sëmundje e rëndë prej vitesh dhe nuk mundi të fitojë betejën.

“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.

Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000”, shkruan djali në një postim në rrjetet sociale.

Edlira Haxhiymeri, pedagoge e shquar e Universitetit të Tiranës ka shërbyer si deputete e Partisë Socialiste vite më parë. Ajo ka mbajtur gjithashtu poste si sekretare organizative në selinë rozë. Vitet e fundit ajo ishte kthyer në një zë të fuqishëm kritik.

ME TE LEXUARAT