Naim Murseli pranon se porositi vrasjen e gruas së tij

Aktualitet

 Naim Murseli pranon se porositi vrasjen e gruas së tij

Naim Murseli tashmë ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij.

Sipas asaj që po raporton paparaci, Naim Murseli, këshilltari i ish- presidentit Pacolli, ka pranuar se ka paguar para për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridon Murseli.

Ai sipas raportimeve, ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndryshw, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit si të përfshirë në kryerjen e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murseli.

Bashkë me Murselin u arrestua edhe bashkëfshatari Granit Plava.

Sipas njoftimit, gjatë bastisjes është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Bazuar në raportimet e mediave, Plava dyshohet se është paguar 30 mijë euro nga Murseli për ta vrarë Liridonën.

Aktualisht sipas njoftimit të Prokurorisë të dy janë duke u intervistuar në stacion policor.

Liridona Murseli u vra të mërkurën në mbrëmje në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.

Ndërkohë që është publikuar edhe fotografia e të dyshuarit ekzekutorit Plava që dyshohet se vrasjen e ka kryer me porosi të Murselit./ Gazeta Blic

 

ME TE LEXUARAT