Shtyhet dorëzimi i 15 mijë vaksinave në Rinas. Reagon ministria: Vijnë sonte

Aktualitet

Shtyhet dorëzimi i 15 mijë vaksinave në Rinas. Reagon ministria:Reagon Ministria e Shëndetësisë: Mbërrijnë pas pak 15,210 dozat e vaksinave të lajmëruara

Ne nje njoftim te derguar ne oren 21.18 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë pas pak në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka qenë në komunikim të vazhdueshëm për transportin e vaksinave Pfizer, dhe falë përpjekjeve intensive, pritet të mbërrijnë në Shqipëri 15,210 dozat e lajmëruara.

Artikulli i ores 21.00: Ministrja e Shendetesise dhe zyrtaret e ISHP kishin lajmeruar se diten e sotme ne Shqiperi do te mberrinin edhe 15 mije vaksina te tjera nga kompania PFizer por kjo gje nuk ka ndodhur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse mediat kane raportuar dje e madje edhe sot ne mengjes se dergesa e vaksinave do te mberrinte diten e sotme ne Rinas, ne fakt procedura eshte anuluar per shkaqe qe nuk dihen.

Ka qene vete ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu e cila njoftoi se Shqiperia do ta vazhdonte procesin e vaksinimit me ritme te shpejta pas mberritjes se ketij numri dozash qe ishte me i madhi deri tani.

Mendohet se anulimi i procedures ka te beje me mungesen e kryeministrit Edi Rama i cili ndodhet ne Bruksel per vizite zyrtare, cka ia bente te pamundur daljen ne Rinas per te pritur vaksinat sic ka ndodhur deri tani me tri dergesat e mberritura ne vendin tone./lajmifundit.al 

ME TE LEXUARAT