Moti sot/ Vazhdon i nxehti afrikan, ja sa do shkojnë temperaturat
Lajmifundit
/
26 Korrik 2024, 08:46
Aktualitet
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Temperaturat parashikohen:
-Në zonat malore 14°C deri 31°C
-Në zonat e ulëta 17°C deri 36°C
-Në zonat bregdetare 21°C deri 34 °C