Moti i keq në Kukës, pezullohet mësimi në disa shkolla

Aktualitet

Moti i keq në Kukës, pezullohet mësimi në disa shkolla

Moti i keq në Kukës ka sjelle pezullimin e mësimit për ditën e nesërme në disa shkolla të njësive administrative.

Zyra Vendore Arsimore Kukës nisur nga situata e motit dhe vlerësimit të sigurisë së transportit të nxënësve dhe mësuesve për ditën e nesërme ka vendosur pezullimin e mësimit në shkollat e njësisë administrative Shishtavec, Zapod, Bushtricë, Ujmisht, Malzi, shkolla Kalimash, shkolla Çinamakë dhe Mamëz.

Masa është marrë për të siguruar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, duke marrë parasysh vështirësitë që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura të dëborës dhe erërat e forta që po përjeton kjo zonë.

ME TE LEXUARAT