Moti i keq dhe permbytje/ Si praqitet sot situata ne Lezhe

Aktualitet

Moti i keq dhe permbytje/ Si praqitet sot situata ne Lezhe

SITUATA NË QARKUN LEZHË, PËR DATËN 25.11.2022, ORA 08:00

Në territorin e qarkut gjatë mbrëmjes deri në mëngjes nuk kemi patur rreshje shiu.
Situata e deritanishme paraqitet si mëposhtë:
Bashkia Lezhë

Në njësinë administrative Dajç, Blinisht kemi rreth 80 ha nën ujë.
Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) është bërë e kalueshme plotësisht.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në njësinë administrative Balldren
Në fshatin Kakarriq uji nga 4 banesa e raportuara më parë është tërhequr, por vazhdon të jetë nëpër oborre, kjo sipas raportimeve të kryetarit të njësisë administrtive.

Rruga që lidh fshatin Malecaj me Torovicën të kësaj njesia është e kalueshme me vështirësi.
Vazhdojnë të kemi 800ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre.

Pra si qark vazhdojnë të kemi të përmbytur 880 ha tokë bujqësore
Strukturat e MC të bashkisë kanë qenë gjatë gjithë ditës në terren në zonat problematike.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.

Lumi Drin është në kuotën +0.8 m nga +2.0 m kuote kritike, pra kemi rënje me 20 cm që nga raportimet e mbrëmëshme.

Lumi Gjadër ka rënë pak a shumë në kuota normale, duke ju larguar pikës kritike.
Në bashkinë Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika

ME TE LEXUARAT