‘Mos të vrasim njerëz kot’, përgjimet në bisedat e SKY dhe realiteti me viktimat e rastësishme
Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ishin viktimat e asaj që tashmë do të mbahet mend si “Masakra e Dobraçit”. Ata, nuk janë akuzuar në të shkuarën për ngjarje kriminale. Ndoshta, hasmëritë e familjeve apo lidhjet shoqërore mes tyre, i vunë në shënjestër. Ata, paguan me kokë krimet e të afërmve dhe rrethit miqësor.
Kjo masakër, mori një tjetër jetë. Një grua 56-vjeçare nënë e 3 fëmijëve e cila nuk kishte asnjë lidhje me luftën mes familjeve të forta Lici dhe Bajri.
E ndjera Flutura Basha dhe bashkëshorti i saj Bashkimi, ishin në vendin e gabuar, në momentin e gabuar. Për ironi të fatit, ajo humbi jetën në zonën e Dobraçit, nga ka origjinën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Një zonë, ku shtrihet fortë influenca e familjes Bajri, rivalët e betuar të familjes Lici. Ndoshta, tragjedia për familjen Basha, do të ishte shmangur nëse dy bashkëshortët Bashkim dhe Flutura do të kalonin 60 sekonda më vonë apo më herët pranë vendngjarjes, aq sa zgjati batareja e breshërisë.