Momenti kur dy shqiptarët rrahin për vdekje grekun në lokal, dalin pamjet

Aktualitet

Momenti kur dy shqiptarët rrahin për vdekje grekun në lokal,

Mediat në Greqi kanë publikuar pamjet e sherrit, ku për pasojë humbi jetën një 42-vjeçar. Të akuzuar për krimin e rëndë janë dy shqiptarë, të cilët gjykata i ka lënë në burg. Ngjarja ndodhi në një lokal në Rafinë të Greqisë pak ditë më parë.

Në videon e publikuar nga Protothema, shihet se si nisi sherri në lokal, dhe më pas gjithçka rezultoi fatale për Dimitris Kordas.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur dy të rinjtë shqiptarë dalin nga tualeti dhe nisin sherrin me Kordas.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Viktima shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët po ashtu e shtyjnë mbrapsht. Më pas ndërhyjnë pronari i lokalit dhe punonjësja për t’i ndarë, shkruan abc.

Dy 24-vjeçarë shqiptarë kanë dalë para gjykatës të premten. Njëri pretendoi se nuk kishte ndërmend të vriste viktimën dhe i dyti tha se kishte varësi serioze ndaj alkoolit.

ME TE LEXUARAT