“Mezi pres të të takoj”/ Vdiq sot, postimi rrëqethës i Altin Hotit për vëllain që humbi në aksident
Midis tre viktimave nga një aksident tragjik në Itali, ishte edhe 22-vjeçari, Altin Hoti. I riu është viktima e dytë nga aksidentet në të njëjtën familje brenda këtij viti.
Mediat italiane shkruajnë se familja Hoti me origjinë nga Kosova, humbi në muajin maj të këtij viti edhe djalin tjetër, Admir Hoti, 18-vjeç. Ai vdiq në një aksident rrugor po në Portogruaro.
Në muajin shtator, Altin Hoti, i cili vdiq nga aksidenti i sotëm, bëri një postim rrëqethës në rrjetet sociale. Më 27 shtator, ai shkruante: “Më mungon shumë kampioni im. Kjo jetë pa ty është vërtetë e vështirë. Na mungon shumë. Të premtoj se do bëj gjithçka për të pasur drejtësinë e duhur. Mezi pres të të ritakoj vëllai im”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
I riu ishte në makinë me të atin gjatë përplasjes fatale rreth orës 20:00 të mbrëmjes të 10 majit. Duket se shkak i përplasjes ka qenë rrëshqitja e një Fiat Grande Punto, e cila u përplas me një Chevrolet. Nga përplasja e fortë, Fiat-i i shqiptarit u nda në dysh.