Mësuesja me probleme mendore jep mësim e pashqetësuar edhe pse ka dhunuar një nxënëd

Aktualitet

Mësuesja me probleme mendore jep mësim e pashqetësuar edhe pse ka

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësueseje në Koplik, e cila edhe pse nga një raport mjeko ligjor del me probleme të shëndetit mendor vazhdon të jap mësim.

Mësuesja është bërë objekt hetimi nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër pas një denoncimi që kanë bërë prindërit e një fëmije të klasës së tretë, për dhunë të ushtruar nga mësuesja.

Organi i akuzës ka kërkuar vlerësimin psikiatrik të mësuese, e cila ka rezultuar me probleme të shëndetit mendor. Por vazhdon të shkojë çdo ditë në mësim. Jo vetëm aq , por kjo mësuese për vite me radhë nuk kishte dorëzuar raport aftësie në punë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësuesja me probleme mendore jep mësim e pashqetësuar edhe pse ka

Nëndrejtoresha e shkollës, Vera Deda, tregon për gazetarët se e njohin problematikën, se në shkollë ka mbërritur edhe raporti i vlerësimit nga instituti i mjeksisë ligjore, por nuk dinë çfarë vendimi të marrin për mësuesen. Ndërkohë për mungesën e dokumentit të aftësisë në punë ajo thotë se vitin e shkuar nuk e ka dorëzuar dhe as këtë vit akoma.

Deda thotë se “Nuk mund të marrim masa për mësuesen, sepse nuk na e përcakton ligji që nëse nuk dorëzohet ky dokument të marrim masa” .


Gazetarët takuan mësuesen e cila hedh poshte aktin e ekspertimit dhe thotë se ja ka bërë nëndrejtoresha e shkollës fallso që ta heqin nga puna. Sipas saj kjo është ë njëjta taktikë që kanë përdorur edhe me vëllain e saj të ndjerë para disa viteve.

Mësuesja thotë se dokumentin e aftësisë nuk e ka dorëzuar sepse ajo është mësuese e vjetër dhe nuk është detyrim për të. Ndërkohë mjekja e familjes, File Cukaj , pranon se ka vite që kjo paciente nuk shkon të marrë një dokument aftësie për punë. Mjekja thotë për Fiksin se e vetmja herë që e ka takuar mësuesen është atëherë kur vëllai i saj a humbur jetën dhe për këtë mësuesja ka fajësuar mjekët.

Mjekja sqaroi se e ka referuar pacienten të shkojë të specialist, por ajo ka refuzuar kategorikisht ta bëjë këtë gjë.

Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Koplik , Liza Deda , mohon të ketë dijeni se mësuesja nuk ka dorëzuar as vitin e shkuar dokument aftësie në punë. “Unë nuk jam në dijeni që nuk ka dorëzuar raport , por edhe nëse nuk e ka dorëzuar unë nuk marr dot masë pasi ligji nuk e përcakton” thotë Deda.

Të dyja drejtueset i kundërshton përgjigja e Drejtorisë Arsimore Rajonale Lezhë, në të cilën thuhet se mësuesja që nuk dorëzon dokumentin e aftësisë për punë në shkollë, atëherë shkolla dhe ZVA-ja marrin masa deri në largimin e saj nga puna.

Menjëherë pas komunikimit të gazetarëve me Drejtorinë Arsimore Rajonale Lezhë, kjo e fundit i kërkoi Zyrës Vendore Arsimore Koplik pezullimin e mësueses.

ME TE LEXUARAT