Merr fund “parajsa” e të "shumëkërkuarve"/ Gati marrëveshja për ekstradimin e shqiptarëve nga Dubai
Ministria e Drejtësisë ka dërguar ditën e sotme 3 draft-marrëveshje në Ministrinë e Jashtme, drejtuar Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në këto draft-marrëveshje, kërkohet dakordësim për ekstradimin e të dënuarve shqiptarë, të cilët janë strehuar në Dubai, duke iu shmangur dënimit për krimet e kryera
Në rast se kjo marrëveshje arrihet, shumë persona me precedent penalë, të cilët gjatë kësaj kohe kanë qëndruar në Dubai, do të ekstradohen drejt vendit tonë për të vuajtur dënimin e caktuar nga Gjykata.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Dubai deri më tani ka qenë “parajsa” e kriminelëve të rrezikshëm shqiptarë, për shkak se nuk mund të ekstradoheshin drejt vendit tonë.