Merr flakë një pallat në Tiranë, evakuohen banorët
Lajmifundit
/
26 Shkurt 2024, 23:01
Aktualitet
Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit. Burime bëjnë me dije për mediat, se është përfshirë nga flakët kati i tretë i një pallati në Astir.
Të njëjtat burime theksojnë së janë evakuuar me vështirësi banorët e pallatit. Ndërkohë që në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse si dhe ambulance.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, apo të bllokuar në pallat.