Merr flakë në ecje “Range Rover” në Krujë, shpëton shoferi

Aktualitet

Merr flakë në ecje “Range Rover” në Krujë,

Merr flakë në ecje një fuoristradë tip “Range Rover” në rrugën Krujë-Fushë-Krujë, pranë Krastës.

Fuoristrada sipas burimeve është në pronësi të shtetasit G.H. dhe paraprakisht mendohet të ketë marrë flakë si pasojë e një defekti në motor.

Në automjet ndodhej një i afërm i pronarit të mjetit kur ka konstatuar tymin që dilte nga motori ka ndaluar makinën dhe ka njoftuar zjarrfikëset.

Dhe pse ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë e menjëhershme më shumë se gjysma e mjetit është shkrumbuar.

ME TE LEXUARAT