Merr flakë kamioni në Fier-Vlorë

Aktualitet

Merr flakë kamioni në Fier-Vlorë

Një kamion i ngarkuar me lëndë drusore është shkrumbuar nga flakët përgjatë autostradës Vlorë- Fier në afërsi te fshatit Panaja.

Drejtuesi i kamionit sapo ka vënë re që në pjesën e motorit po dilte tym, ka tentuar ta shuajë por ka qenë e pamundur, pasi flakët kanë përparuar me shpejtësi.

Në vendngjarje u njoftuan zjarrfikësit, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve, por dëmi në  kamion ka qenë i madh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtuesi i kamionit po merret në pyetje nga policia.

ME TE LEXUARAT