Megaoperacioni me 20 të arrestuar në Tiranë, Tonin Vocaj deklaratë të fortë: Pista hetimit lidhet me atentatin e...

Aktualitet

Megaoperacioni me 20 të arrestuar në Tiranë, Tonin Vocaj

Një mega operacion është goditje është kryer në Tiranë, ku janë arrestuar 20 persona për vepra të ndryshme penale.

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Tiranë, Tonin Vocaj gjatë konferencës për shtyp bën me dije se një ndër pistat e hetimit ka të bëjë me atentatin në ‘Don Bosko’ ku mbeti viktimë banakierja në lakalin e Fatjon Murati dhe 5 klientë të plagosur, mes tyre dhe mbesa 6 vjeçare.

Rusia kërcënon pas urdhër arrestit për Putinin: Një raketë hipersonike mund të godasë Gjykatën e Hagës

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai theksoi lidhur me këtë ngjarje të rëndë ku një grua u vra gabimisht , dhe mbetën të plagosur 5 të tjerë është ngritur një grup hetimor dhe se ka informacione për persona konkretë, duke mos dhënë në shumë detaje për shkak të sekretit hetimor.

“Vazhdon të funksionojë një grup hetimor nën drejtimin e prokurorit, i cili do të marrë kohën e nevojshme. Policia ka informacione edhe për persona konkretë të përfshirë në këtë ngjarje, por për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japim detaje, por kur të kemi përparime do ia bëjmë me dije mediave dhe publikut”, tha ai.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 12 mars, në lokalin e Fatjon Muratit ku humbi jetën banakierja Mimoza Paja, si dhe u plagos xhaxhai i Fatjon Muratit dhe 5 persona të tjerë, përfshirë dhe mbesën 10 vjeçe e viktimës që mori plagë në dorë.

Në fshatin Likmetaj ekzekutorët dogjën makinën që përdoren në atentat.

 

ME TE LEXUARAT