Megaoperacioni antidrogë/ 90 të arrestuar në Tiranë, mes tyre edhe 5 femra, njëra shtatzënë

Aktualitet

Megaoperacioni antidrogë/ 90 të arrestuar në Tiranë, mes

Shkon në 90 numri i personave të arrestuar në qarkun e Tiranës nga operacioni antidrogë i koduar ‘Tempulli’ që u zhvillua në të gjithë vendin. Të arrestuarit janë pjesë e 7 grupeve që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit në kryeqytet.

Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 5 femra. Ato ishin me masë më të butë sigurie të caktuar në mungesë. Për 3 arrest në shtëpi dhe 2 të tjera detyrim paraqitje. Një prej tyre ishte me fëmijë të mitur dhe shtatzënë, e ndërsa një tjetër në moshën 68 vjeçe.

Nga vëzhgimet që oficerë të antidrogës kanë bërë në terren ka rezultuar se pjesa më e madhe e tyre e shpërndanin drogën me taksi dhe motor për të mos u kapur nga policia. Ndërsa në zonën e Kombinatit, ku u prangosën 22 persona, blerësit shkonin vetë për të marrë dozat e lëndës narkotike.

 

Për shkak të numrit të lartë personave të arrestuar, është caktuar që 30 prej të prangosurve të dalin këtë të premte në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.

 

ME TE LEXUARAT