"Më thanë firmos këtu..."/ E moshuara tregon si u mashtrua për inceneratorët

Aktualitet

"Më thanë firmos këtu..."/ E moshuara tregon si u

Rasti i mashtrimit me inceneratoret është rikthyer serish ne qender të vëmendjes. Në mashtrimin e shekullit janë përshirë edhe dy të moshuar Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi.

90 vjeçarja Hatixhe Gurakuqi, e cila jeton në një azil pleqsh në Tiranë, ka treguar  se  dy djem i kanë shkuar në azil, ku edhe jeton që prej dëmtimit të banesës nga tërmeti dhe i janë prezantuar si zyrtarë të Prokurorisë.

Ata i kanë dhënë disa dokumente për të firmosur, në këmbim të lirimit të kursimeve të saj prej 600 mijë lekësh të vjetra në bankë, të cilat i ishin bllokuar.  

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Këtu duket se fillon skema e mashtrimit ndaj të moshuarës. Paratë, nuk dihet ku kanë shkuar.

"Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia.

Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat. 

E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim", u shpreh e moshuara.

ME TE LEXUARAT