Me rroba banje kuqezi në Serbi/ Zbulohet kush është shqiptarja që "tërboi" serbët, ja si qëndron e vërteta
Kjo zonjë është koreografja Linda Kalemi, e cila ka treguar se çfarë ka ndodhur pikërisht ditën kur është fotografuar.
Në Abc, ajo ka rrëfyer se ndodhej në Serbi për një kompeticion shahu, ku djali saj merrte pjesë.
Linda tha se dëshironte të bënte plazh për shkak të temperaturave të larta por nuk ishte përgatitur me bikini me vete. Për këtë arsye veshi reçipetat të cilat u konsideruan më pas si provokim.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
“Rastësisht në bagazhin e makinës gjeta një palë rroba banjo që i kam blerë 2 euro në Durrës, unë as nuk dua t’i vesh ato rroba banjo, por mezi i gjeta në bagazh vetëm pjesën e sipërme.
Po xhiroja panoramën që ta postoja. Një person që rastësisht e pashë, po filmonte. Këta persona afrohen dhe më thanë që e duan Shqipërinë, kanë qenë në Sarandë.” – tha Linda duke shpjeguar se më pas, me pikërisht këta persona kishte konsumuar një kafe dhe kishin kaluar një kohë të këndshme së bashku me djalin.
“Këtu janë tepër të kënaqur nga marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Unë dje humba rrugën, më shoqëruan e u ndjeva si diplomate.
Në plazh kaluam aq mirë, edhe pse unë isha spontanisht me ato rroba banjo, emergjente se nuk i gjeja dot rrobat e banjos”, tregoi Linda Kalemi.