“Më kapi për flokësh dhe…”, del dëshmia e 19-vjeçares që u ngacmua nga Marash Gjoklaj

Aktualitet

“Më kapi për flokësh dhe…”, del dëshmia e

Marash Gjoklaj sapo kishte dalë nga burgu, por përfundoi sërish në qeli pas denoncimit të një 19-vjeçareje për ngacmim seksual. Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe aktualisht gëzonte lirinë me kusht. Sakaq, janë zbardhur detaje nga dosja hetimore pas denoncimit të 19-vjeçares, e cila punonte si shitëse në një dyqan rrobash.

Në dëshminë e saj dhënë në polici, vajza thotë se nuk e njihte personin në fjalë dhe nuk e kishte parë kurrë. Sipas saj ai është futur në ambientet e dyqanit të rrobave dy herë.

Herën e parë e ka ngacmuar me fjalë, ndërsa herën e dytë ka tentuar të abuzojë seksualisht. Shitësja pohon se Gjoklaj u afrua te banaku dhe me fjalë fyese, e kapi nga dora dhe tentoi ta fuste në magazinë, duke e goditur. Pasi janë përleshur shitësja ka mundur të dalë në rrugë dhe të kërkojë ndihmë nga kalimtarët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesë nga dosja mbi dëshminë e shitëses:

Rreth orës 20:45 ai ka shkuar përsëri te dyqani dhe ka shkuar direkt te banaku ku qëndronte shitësja. I është afruar dhe i ka thënë fjalët: Do ta provosh pak k*** dhe më pas i ka kapur flokët, duke i bllokuar gojën dhe ka tentuar ta fus te pjesa tjetër e banakut, ku është magazina. Në këto kushte ajo ka kundërshtuar dhe është përleshur me shtetasin në fjalë, ku ai më pas e ka dëmtuar te pjesa e duarve, tek kyçi i djathtë si dhe e ka goditur tek pjesa e syrit të djathtë, duke i shkaktuar një hematomë dhe skuqje kësaj shtetaseje.

Pas kësaj ngjarje ajo ka arritur të dalë jashtë dyqanit dhe të kërkojë ndihmë në rrugë, ndërsa ai është larguar për në drejtim të vendit të quajtur Selvia pa nxituar dhe pa asnjë problem. Në deklarimin e sajë kjo shtetase shton se ajo nuk e njeh këtë person dhe nuk e ka parë kurrë si dhe kishte shenjë karakteristike pasi kishte një dëmtim tek pjesa e kokës mbrapa. Pjesa prapa kokës qe dukej si plagë e qepur.

Para togave të zeza 27-vjeçari deklaroi këtë të hënë se nuk i ka kryer veprimet për të cilat akuzohet. Policia thotë se Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe aktualisht gëzonte lirinë me kusht.

Mbeten ende të paqarta argumentet e gjykatës se mbi çfarë baze i ka dhënë të riut lirinë pavarësisht dënimit për një vepër të rëndë penale. Gjykata e Tiranës caktoi këtë të hënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.

 

ME TE LEXUARAT