Me 40 kg kokainë në shtëpi, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Aktualitet

Me 40 kg kokainë në shtëpi, arrestohet 30-vjeçari shqiptar

Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga skuadra lëvizëse e Livornos pasi u kap me 40 kg kokainë në shtëpi.

Shqiptari ra në sy të agjentëve të policisë pasi u shfaq në mënyrë të dyshimtë, brenda një oborri përballë një ndërtese.

Policët e ndaluan menjëherë dhe 30-vjeçari pranoi se kishte një substancë të fshehur në shtëpinë e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Brenda një valixheje u gjetën disa pako nga 1 kg me një peshë totale rreth 40 kilogramë.

Sasia e madhe e gjetur e kokainës, vlera e së cilës me shumicë shkon rreth 1.5 milionë euro, do të lejonte, me shitjen me pakicë më pas disa milionë euro.

30-vjeçari pas arrestimit u dërgua në paraburgim.

ME TE LEXUARAT