Mbytet në det shqiptari në Greqi
Lajmifundit
/
14 Korrik 2024, 15:03
Aktualitet
Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Greqi në orët e pasdites të së premtes, kur Autoriteti Portual i Volos në Greqi u njoftua se një shtetas shqiptar 79-vjeçar është nxjerrë pa ndjenja nga plazhi i Sutralit në Agria Volos.
Ai është transportuar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Volos, ku është konstatuar vdekja e tij.
Nga Autoriteti Qendror Portual Volos, i cili po kryen hetimet paraprake, është urdhëruar kryerja e autopsisë pranë Shërbimit Mjekësor Ligjor të Lamias.