“Mbyllte sytë” para trafikantëve të drogës, ekstradohet nga Franca ish-polici

Aktualitet

“Mbyllte sytë” para trafikantëve të drogës,

Një ish-polic i shpallur në kërkim është ekstraduar nga Franca drejt Shqipërisë. Ish-polici I. J., 42 vjeç, banues në Vlorë, akuzohet se gjatë kohës që ka qenë SPZ në njësinë administrative Horë, bashkia Himarë, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka favorizuar shtetas të ndryshëm që ushtronin veprimtarinë kriminale të kultivimit të narkotikëve.

Ndaj tij është caktuar masae sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i policisë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vijon bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese në Francë, ekstradohen në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë që janë kapur në Francë, pas informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre, me Interpol Lion, nëpërmjet Interpol Tiranës.

Njëri nga këta shtetas është dënuar nga Gjykata e Kurbinit, me 5 vjet burgim, për shpërdorim detyre, ndërsa tjetri akuzohet nga Gjykata e Vlorës, për të njëjtën vepër penale.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për shkëmbimin e informacioneve, me qëllim goditjen e vperimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, kanë shkëmbyer informacion me homologët francezë, për vendndodhjen e 2 shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shkëmbimi i vazhdueshëm i informacioneve me Interpol Lion, nëpërmjet Interpol Tiranës, është finalizuar me kapjen në Francë dhe ekstradimin në Shqipëri, të këtyre 2 shtetasve, konkretisht:

-Kastriot Piroli, 52 vjeç, banues në Kurbin, ish-drejtor i Zyrës së Kadastrës Kurbin. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Lezhë kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

-I. J., 42 vjeç, banues në Vlorë, ish-punonjës policie. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 13.12.2020, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas akuzohet se gjatë kohës që ka qenë SPZ në njësinë administrative Horë, bashkia Himarë, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka favorizuar shtetas të ndryshëm që ushtronin veprimtarinë kriminale të kultivimit të narkotikëve.

 

ME TE LEXUARAT