“Mbyllni sytë çuna?”/ Briseida Shehaj: Europa u ngrit në këmbë dhe…

Aktualitet

“Mbyllni sytë çuna?”/ Briseida Shehaj: Europa u ngrit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj në emisionin “Frontline” në News24, ka folur në lidhje me Amnistinë Fiskale.

Shehaj ka theksuar se bashkimi Europian është kundër këtij ligji, pasi është nxitje e paligjshmërisë në union.

“Edhe fakirët e shkretë që erdhën se tha ky do bëhet nami në bujqësi tani po kthehen prap në argatë jashtë. Nuk subvencionojnë asgjë, këta do kthehen prapë në argatë të Maqedonisë, të Maqedonisë…

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çunat shqiptarë janë çuna shumë të mirë, zdroms kemi vetëm një.

I kuptoj sepse kemi pasur gjithmonë një klasë politike që i mësoi ose emigrimin ose punë të pista. Ne po na ikën truri jashtë. Kam miq me paga të mira që janë larguar vetëm për kopshtin e fëmijës, për spitalin… ajo që bëri politika është që i mësoi këto rrugë.

Di njeri të ketë kursyer me punë të ndershme 500 mijë euro? Kush i ka? Ajo njësia atje kryesorja është të thonë kemi info që ky zotëria ka punuar në Itali berber e ka bërë kaq dhe nuk janë para droge. Se ata nuk mund të ngelen me një vetëdeklarim.

Në zërin e remitancave… po vjen leku i pisët, të gjithë që kemi njerëz në emigracion e dimë se ata që ikën të rinj kanë krijuar familje dhe nuk kanë likuiditet të mbajnë familjarët këtej. Si do vijë kjo para.

Nuk është para e re se i bie ligji do stimulojë paligjshmërinë në të gjithë Europën. Po stimulon shkeljet në BE që të sjellë paratë këtu.

BE është ngritur në këmbë e ka thënë jo. Si të ndryshojë kodin Penal se do të sjellë leket e çunave Rama në Shqipëri?
Duhet ndryshuar Kodi Penal që të hyjnë lekët nga porti apo aeroporti.

Si do i thotë çunave të portit dhe policisë? Mbyllni sytë çuna? Janë humoristë. Nuk mund të fle pa parë këta.

Bëhet fjalë për lekun e ndërtimit këtu. Është angazhim që zotërinjtë kanë marrë tek këta tipa, por këta tipat duhet të kuptojnë që do të hetohen prapë.

Ata që kanë rrezikuar jetën për të bërë ato lekë, mendon se do bëjë deklarim vullnetar pa dakordim më parë? Nuk ka budalla të tillë. Shpresoj mos ta marrin përsipër se është fasadë.

Mendojnë se u bë deti kos. E pe si flet një ish ministër jurist? Si këshillon juristi të sjelli çunat e Londrës paratë në Shqipëri? Aeroportin ja bëri çunave të Kukësit. Çarterin e Ramës thanë e kemi për dinjitet.

Shqiptarët nuk mbushin barkun me bukë ka ngeli dinjiteti tek Charteri i Ramës”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT