Mbyllet “Alpha Bank” në Shqipëri, pronësia i kalon OTP

Aktualitet

Mbyllet “Alpha Bank” në Shqipëri, pronësia i kalon

Mbyllet “Alpha Bank” në Shqipëri, pronësia i kalon OTP Alpha Bank një nga katër bankat më të mëdha të Greqisë, ka shityur njësinë e saj shqiptare tek banka hungareze OTP.

Kjo e fundit do të paguajë 55 milionë euro (ose 62.05 milionë dollarë) për të blerë 100% të aksioneve të degës së Alpha Bank në Shqipëri.

Bankat greke kanë punuar për të reduktuar një grumbull prej rreth 30 miliardë euro në kredi të këqija, të krijuara si trashëgimi të një krize financiare dhjetëvjeçare e cila tkurri prodhimin e Greqisë me një të katërtën. Marrëveshja do të krijojë një grup bankar lider në Shqipëri, i cili do të mbajë rreth 11% të tregut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Transaksioni pritet të përfundojë në vitin 2022. Alpha Bank së fundi është bërë object i veprimeve të prokurorisë speciale SPAK përmes sekuestrimit të një shume prej 19 milionë eurosh, të transferuara nga Italia në llogaritë e biznesmenit Rezart Taçi. Ky i fundit është shpallur në kërkim, ndërsa dy bashkëpunëtorë të tij në Shqipëri janë arrestuar me akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale, pasi dyshohet se shuma prej 19 milionë eurosh e transferuar nga Italia në Shqipëri kishte origjinë nga veprat penale dhe qëllimi ishte pastrimi i saj në vendin tonë.

ME TE LEXUARAT