Mbi 17 mijë të infektuar me grip javën që shkoi, Urgjenca Kombëtare ngre alarmin
Në Shqipëri janë duke qarkulluar disa lloje virusesh, si AH1N1, AH3, Virusi B, virusi respirator sinsicial dhe pandemia COVID-19, që ka pasur përhapje më të vogël krahasuar me disa muaj më parë.
Flukse të shtuara pacientësh është parë në urgjencën e QSUT, Spitalin Shefqet Ndroqi, por edhe qendrat e konsultave, që vizitojnë qindra, fëmijë e të moshuar.
Zyrtarisht, këtë muaj, në Urgjencën Kombëtare ka pasur në total 36.688 thirrje, ndërsa janë konkretizuar 10.495 misione, ku shumica e thirrjeve, kanë të bëjnë me situatën e gripit. Më të prekurit janë fëmijët.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në Urgjencën Pediatrike në QSUT, shkojnë së paku 400 fëmijë në 24 orë. Shumica e tyre, marrin trajtimin dhe konsultat nga mjekët dhe më pas drejtohen për në shtëpi, ndërsa numri i të shtruarve në pavion është më i pakët.
Fëmijët manifestojnë më së shumti, simptomat e temperaturës së lartë, të vjellat dhe ethe.
Mjekët këshillojnë që nëse fëmija paraqet temperaturë më të lartë se 38, të drejtohet në qendrat e konsultave dhe trajtimi të bëhet në kushte shtëpie, me ushqime të pasura me vitamina, ndërsa kundërshtojnë në mënyrë kategorike përdorimin e antibiotikëve, pa rekomandimin e mjekut.
Te të moshuarit, mbizotëron më së shumti penumonia akute, ku zakonisht personat mbi 65-vjeç nëse preken nga gripi, duhet të kurohen së paku 7 ditë në spital, për të marrë kurat e nevojshme.
Për fëmijët, mjekët sugjerojnë prindërit që të mos i dërgojnë në shkolla, kopshte e çerdhe në mënyrë që të ndërpritet zinxhiri i infektimit, ndërsa për të rriturit, këshilla e tyre është aplikimi i vaksinës së gripit, që të mbron gjatë kësaj periudhe gripale që ka mbërthyer vendin.