Mbi 15 plumba në drejtim të Fatjon Dervishit, pse “killerat” zgjodhën ta vrisnin tek shinat e trenit në Sukth

Aktualitet

Mbi 15 plumba në drejtim të Fatjon Dervishit, pse

Fatjon Dervishi, 38 vjeç, humbi jetën pasi u ekzekutua pak pas mesnatës nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në fshatin Katund të Sukthit.  Në vendin e ngjarjes vijojnë të jenë ekspertë kriminalë dhe forcat e FNSH të cilët po krehin zonën për të identifikuar dhe ndaluar personat që mund të kenë marrë pjesë në atentat.

Nga të dhënat e para dyshohen që kanë qenë 2 persona që kanë marrë pjesë në krim. Njëri në rolin e qitësit ndërsa tjetri ka ndihmuar në largimin nga vendi i krimit.


Mendohet që autorët pas kësaj kanë marrë një rrugë dytësore për t’u larguar, pasi është një zonë që nuk mbulohet mirë nga ndriçimi. Në vendin e ngjarjes nga ana e efektivëve thuhet se janë mbledhur të gjitha gëzhojat. Ata po punojnë për mbledhjen e kamerave të sigurisë për t’i analizuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hidhen dyshime që autorët mund të jenë larguar në këmbë. Në pjesën e shinave të hekurudhës është një zonë që po ndërtohet. Dyshimet janë që kanë kaluar në këmbë dhe më pas kanë marrë një automjet.

 

Autorët kanë qëlluar mbi mjetin e Dervishit të 15 plumba. Momentin e krimit, viktima ka qenë së bashku me një mikun e tij në makinë, i cili ka shpëtuar i palënduar. Ai ka dëshmuar se ndaj tyre është qëlluar sapo kanë dalë nga një lokal.

Policia shoqëroi të paktën 15 persona me precedentë të mëparshëm penalë.

Mes tyre nuk kanë mundur të gjejnë autorin, por dëshmia e tyre sipas policisë është e vlefshme për të zbuluar. Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer në banesën e tij në Katund Sukth pasi jetonte jashtë shteti së bashku me familjen e tij. Ai ishte babai i dy fëmijëve. Në zonën ku u vra jeton vetëm i ati viktima kishte ardhur për të ndërtuar një restorant në pjesën e përparme të shtëpisë.   Banorët thanë se ishte një person që nuk krijonte problematika në zonë. Dervishi nuk ka precedentë penalë në vendin tonë. Kjo ka vështirësuar edhe punën e grupit hetimor për ngritjen e një piste pse ndodhi ky krim. Dervishi mori 2 plumba në organet jetësore

 

ME TE LEXUARAT