Mbi 100 mijë euro, kush janë dy pesonat që u kapën në Fier me shuma të mëdha monetare me vete
Dy persona jane kapur me shuma te medha monetare me vete diten e sotme ne Fier.
Qarkullonin me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit, procedohen penalisht 2 shtetas.
Sekuestrohen rreth 100 900 euro, 60 000 lekë dhe 2 automjete.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë kapur në flagrancë 2 shtetas duke qarkullulluar me automjet, me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në vijim të veprimeve procedurale u referua materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. L., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 89 390 euro, pa dokument shoqërues për burimin e tyre;
-J. Xh., 53 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 11 500 euro dhe 60 000 lekë, pa dokument shoqërues për burimin e tyre.
Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet tip "Benz".
Vijon puna hetimore për përcaktimin e burimit të të ardhurave të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.