Jep dorëheqjen kreu i Policisë Muhamet Rrumbullaku, mazhoranca po përgatiste shkarkimin
LAJMIFUNDIT - Dy vite pas emerimit, Muhamet Rrumbullaku ka dhene doreheqjen nga detyra e drejtorit te pergjithshem te Policise.
Ne vend te tij, deri ne procedurat e emerimit te titullarit te ri, eshte komanduar per ushtrimin e funksioneve Sokol Bizhga.
Mesohet se Rrumbullaku e ka dhene doreheqjen duke e paraqitur ate tek Ministri i Brendshem Ervin Hoxha, i cili tashme ka te drejten te hape garen dhe te propozoje nje drejtues te ri per policine e shtetit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Lajmifundit.al meson se prej disa ditesh diskutohej largimi nga detyra i Muhamet Rrumbullakut, permes shkarkimit ose doreheqjes, dhe mesa duket, eshte zgjedhur opsioni i fundit.
Ligji i ri i policise, pergatit terrenin per ndryshimin e kryepolicit nga Ministri
Tirane - “Eksperti” Ervin Karamuco per herë të dytë mbrëmë në një tjetër ekran, trumbetoi shkarkimin e pritshëm të drejtorit të përgjithshëm të policisë Muhamet Rrumbullaku.
Mesa duket, mazhoranca po përgatit rotacionin në kupolën e policisë teksa zgjedhjet e radhës në vend po afrojnë, në një kohë, që Z.Rrumbullaku e mbylli verën me disa ngjarje problematike për rendin dhe sigurinë si dhe performancën e policisë dhe po ashtu, pa përmbushur detyrimin që iu la që në ditën e parë në detyrë nga kryeministri, për zbardhjen e fatit të Ervis Martinajt.
Në kushtet ku zgjedhjet po afrojnë, mënyra më e mirë për ta justifikuar rotacionin në drejtimin e policisë së shtetit, para opinionit public dhe ndërkombëtar, duket hartimi i një ligji i ri, të krijuar mesa duket posacërisht që Muhamet Rrumbullaku “të dalë nga loja”.
Fjala është për ligjin e ri “për policinë” të cilin e hartoi dhe miratoi mazhoranca në Kuvend, i cili tashmë hyn në fuqi pasi është botuar në datën 8 gusht 2024 në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.
Ligji në fjalë në nenin 56, i jep të drejtë Ministrit të Brendshëm që hartojë një udhëzim në lidhje me emërimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë.
Në pikën e parë të nenit, përcaktohet:
1. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit emërohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.
Në pikën e dytë të nenit, përcaktohet:
2. Ministri i propozon Këshillit të Ministrave kandidatin për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit pas kryerjes së një procesi të konkurrimit të hapur, të bazuar në parimet e mundësive të barabarta, meritokracisë dhe mosdiskriminimit. Rregullat e procedurat për përzgjedhjen e kandidatit për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit përcaktohen me udhëzim të ministrit.
Pika tre, pecakton:
3.Kandidati i propozuar për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit duhet të jetë njëri nga punonjësit e policisë që, më së paku, mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues e që plotëson këto kritere:
a) të ketë shtetësi shqiptare;
b) të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
c) të mos ketë marrë masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 123, brenda 5 (pesë) vjetëve të fundit;
ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
d) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.
Pikërisht ky nen, që në fakt është një nga risitë e vetme të ligjit të ri, duket se do të shfrytëzohet nga Ministri i Brendshëm që prej 1 gushtit 2024, Ervin Hoxha, për të bërë ndryshimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë.
Kjo dhe caktimi afatit 5 orësh nga 10 që ishte më parë, për shoqërimin e qytetarëve në organet e policisë, duken e vetmja risi e ligjit të ri të policisë së shtetit, të iniciuar nga Taulant Balla, por që pasi ai la detyrën në mes me vendim të kryeministrit, tashmë do të zbatohet nga ministri pasardhës.
Ajo cka mbetet per tu parë me kujdes, është fakti se gradat e mesme dhe të larta, mbahen sot nga rreth 170 efektiva policie ne nivelet përkatëse, ndaj duhet te shikohet se sa prej tyre do perfshihen në garën për drejtor të përgjithshëm.
Thembra e akilit në këtë histori është edhe testi skantron dhe makina e të vërtetës, të cilat aplikohen për emërimin e efektivave të thjeshtë në struktura të caktuara të policisëdhe BKH-së dhe cuditërisht, nuk janë aplikuar deri tani për drejtorin e përgjithshëm apo zëvendësit e tij.
Mediat kanë lajmëruar ditën e sotme, se Hoxha do të kryejë edhe ndryshime të tjera në radhët e policisë që do të prezantohen më 6 shtator 2024.
“Priten ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore.
Gjithashtu priten ndryshime edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme”, raportoi diten e sotme Top Channel.
Disa nga kandidatët që përfliten tashmë për të marrë drejtimin e policisë janë Pëllumb Seferi, me heret Alket Shatro dhe disa zyrtarë të tjerë në policinë e Tiranës dhe drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit./LAJMIFUNDIT.AL, artikulli mbrohet nga e drejta e autorit.