Mashtruesi i bursave amerikane, Apeli lë në burg Ermes Hoxhallin

Aktualitet

Mashtruesi i bursave amerikane, Apeli lë në burg Ermes Hoxhallin

Gjykata e apelit lë në qeli Ermes Hoxhallin, mashtruesin e nxënësve dhe studentëve për bursat amerikane. 20-vjeçari kërkonte një masë më të butë sigurie ndërsa seanca gjyqësore u ndoq dhe nga përfaqësues të ambasadës së SHBA në Tiranë.

Gjykata e apelit të juridiksionit të përgjithshëm la në qeli 20-vjeçarin Ermes Hoxhalli , i dyshuar për veprën penale të mashtrimit kompjuterik.  Ai do vazhdojë të qëndrojë nën masën e sigurimit “arrest në burg”.

Në bazë të hetimeve paraprake rezulton se Hoxhalli që ishte prezantuar me identitet të rremë duke u hequr si shtetasja Klea Rama, mbesa e kryeministrit shqiptar, mundi të depërtonte në strukturën e Ministrisë së Arsimit, pa u takuar me asnjë zyrtar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I riu mashtronte duke u premtuar bursa studimi në Amerikë, nxënëseve të gjimnazeve të ndryshme,  përmes projekteve ” lets talk together about Us 24″ . Burime bëjn me dije se në seancë ku Hoxhalli kërkonte lirinë dhe një masë më të butë sigurie, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të  ambasadës amerikane.


Sipas grupit hetimor programet u premtonin nxënësve dhe mësuesve, udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara. Viktima të mashtrimit, u bënë qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë. Në këtë hetim kompleks që zgjati 6 muaj, ishte pjesë edhe njësia e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës së ShBA-së në Tiranë.

ME TE LEXUARAT