Mashtrim e falsifikim dokumentesh, lihet në burg ish-drejtori i Kadastrës së Gjirokastrës

Aktualitet

Mashtrim e falsifikim dokumentesh, lihet në burg ish-drejtori i

Ish-drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës, Florian Taçi  i cili u arrestua pak ditë më parë për mashtrim dhe falsifikim dokumentash është lënë në burg.

Masa e arrestit është dhënë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastë

Ka qenë një operacion i përbashkët i mirëkoordinuar mes Policisë së Tiranës, asaj të Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Faktit Gjirokastër që kanë finalizuar aksionin për arrestimin e Taçit dhe ish bashkëpunëtorit të tij në Kadastrën e Gjirokastrës Alban Memishaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka ushtruar kontrolle nw zyrwn e Taçit në Gjirokastër ku ka sekuestruar dokumente të shumta që i shfrytëzonte Taçi që kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës çka është shkelje e paprecedent. Njëkohësisht Taçi kishte akses në këtë databazë online.

ME TE LEXUARAT