Masakra në Dobraç/ AMP akuzë efektivëve në Shkodër: Lejuan personin ‘misterioz’ të largohej

Aktualitet

Masakra në Dobraç/ AMP akuzë efektivëve në

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë së Shkodrës për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Sipas burimeve, AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Buhatit.

Tashmë pritet që organi i akuzës të thellojë hetimet në lidhje me grupin e efektivëve që ishin në vendngjarje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, ende mbetet mister personi që shfaqet në videon nga vendngjarja.

ME TE LEXUARAT