Masakra/ Kush ishin dy të 'FORTËT', që u larguan me Fatjon Muratin (Emrat)

Aktualitet

Masakra/ Kush ishin dy të 'FORTËT', që u larguan me

Fatjon Murati i cili ishte nën masën e arrestit të shtëpisë rezulton se ditën e ngjarjes më datën 12 Mars ka kaluar në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

Top News mëson se Murati, duke shfrytëzuar marrëveshjen e lëvizjeve pa kontroll në fundjavë nuk është penguar për të kaluar kufirin më Kosovën.

Dyshimet e grupit hetimor e lidhin lëvizjen e Fatjon Muratit më dy personazhe të cilët kanë lidhje shoqërore me 32-vjeçarin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata janë Gentian Reci dhe Indrit Dokle të cilet sipas hetusve në mesditën e datës 12 Mars kanë lëvizur drejt Maqedonisë, ndersa Murati ka lëvizur drejt Turqise.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjes e ngjarjes së Don-Boskos që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së dielës. Grupi hetimor ka vijuar edhe këtë të martë me mbledhjen e kamerave të sigurisë në rrugën 'Anastas Shundi'.

Nga verifikimet e kryera deri tani ka rezultuar në një kamer sigurie  në orën 20:20 minuta ka pikasur makinën BMW seria 5 me targa të huaja e cila kalon në zonën e Qafë-Kasharit. 

Më pas kjo makinë është parë po nga e njëjta kamera duke u larguar me shpejtësi në orën 20:50, ku sipas hetuesve kaq i ka mjaftuar atentatorëve për të kryer krimin.

ME TE LEXUARAT